Në Muzeun e Traditës më mirëpritën Elda dhe Xheladini. Muzeu ndodhet në qendrën e qytetit të Sarandës, pikërisht aty ku ka punuar Naim Frashëri në vitet 1874-76 | 30 Prill 2023

Në këtë muze, përveç sendeve të veçanta shtëpiake dhe të kuzhinës, gjenden veshje të krahinave dhe komuniteteve që jetojnë në zonën e Sarandës, nga ato të Çamërisë, Minoritetit grek, zonës së Delvinës dhe Bregdetit. Me bukuri dhe histori shumë të vecanta, me rreth 16 veshje të spikatura vetëm nga kjo zonë.

Ky muze frekuentohet shumë pak nga vizitorët dhe duhet një vemendje më e madhe për ndërhyrjet e duhura nga shteti për rikontruksione, por edhe roli i bashkisë në promovimin, njohjen dhe përfshirjen në guidat e qytetit.

Ardit Cikuli ka një program konkret për mbrojtjen e trashëgiminisë kulturore të Sarandës. Dhe lidhje e tij me qytetin dhe traditat do jetë garanci për mbrojtjen që do i bëj atyre.